FOTO/ Si rrallëherë Oni Pustina poston imazhe familjare

FOTO/ Si rrallëherë Oni Pustina poston imazhe familjare

09:24, 18/07/2019
A+ Aa A-

Ish modeli i njohur shqiptar Oni Pustina është kthyer në ekranin shqiptar si postieri i emisionit “Dua të të bëj të lumtur”, që nisi transmetimin në janar në ekranin e “Top Channel”.

Prej vitesh, Oni qëndron larg vëmendjes mediatike, pasi është përqendruar më shumë te familja, që ka krijuar nga martesa me ish-balerinën, Linda Poda.

Pas disa viteve larg ekranit, çifti që u njoh në “Dancing with the stars”, tetë vite më parë, tashmë janë prindër të një vajze. 

Por Pustina është shumë i rezervuar përsa i përket jetës së tij private dhe kjo vihet re dukshëm, pasi fotot e tij me familjen janë shumë të rralla.

Megjithatë me rastin e ditëlindjes së vajzës së tij, e cila dje ka festuar 4-vjetorin e lindjes, ai ka publikuar një video nga festa dedikuar së voglës.

Oni shfaqet teksa i dhuron së bijës një puthje, ndërsa Linda e mban në krah duke pritur momentin e fikjes së qirinjve.

ImageImageImage

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco