Rihanna në kopertinën e “Harper’s Bazzar”, këngëtarja përballet me kritika dhe bojkot

Rihanna në kopertinën e “Harper’s Bazzar”, këngëtarja përballet me kritika dhe bojkot

16:48, 17/07/2019
A+ Aa A-

Rihanna do të shfaqet në kopertinën e revistës “Harper’s Bazzar” edicioni i Kinës, në muajin gusht.

Këngëtarja shfaqet e veshur me një fustan blu me mëngë të rëna, flokët e kapura, stiluar me aksesorë që të kujtonin stilet tradicionale kineze. E gjithë veshja shoqërohet me buzët e lyera me të kuqe, dhe aksesorë tradicional aziatik.

Por pamja e Rihannas duket se nuk iu ka pëlqyer shumë vendasve të cilët e akuzojnë atë por dhe revistën prestigjoze për ofendim kulturor. Imazhet janë shoqëruar me kundërshti, kritika madje dhe bojkotime në rrjetet sociale kineze, me pretekstin se përpjekja për të sjellë tradicionalen në anë të një personi që nuk ka lidhje me Kinën është ofendim për ta.

Sipas tyre 31-vjeçarja nuk ia ka idenë se çfarë përfaqësojnë gjërat që mban veshur, ndaj sipas tyre mund të ishte zgjedhur si imazh ndonjë artist aziatikë.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco