FOTO/ Bëri namin, por diçka e çuditshme po ndodh me këngën e Luanës në Youtube

FOTO/ Bëri namin, por diçka e çuditshme po ndodh me këngën e Luanës në Youtube

15:49, 17/07/2019
A+ Aa A-

Tre ditë më parë, moderatorja e njohur Luana Vjollca publikoi një bashkëpunimin  me këngëtarin me famë botërore Faydee.

Kënga titullohet “Yalla Habibi” dhe theu rekord pasi brenda ditës kapi 1 milionë klikime.

Ndërkohë kënga u prit mirë nga të gjithë dhe sot ka 2.4 milionë klikime. Teksa sheh në videoklipin e Luanës dhe Faydeet në Youtube, ajo që i tërheq vëmendjen të gjithëve janë komentet e shumta që video ka marrë.

Mirëpo, e çuditshmja është që komentet janë pothuajse të përsëritura.

Adresa me emra të ndryshëm kanë komentuar të njëjtën gjë.

Përveç kësaj, në sy bien edhe komentet e tipit: “Natën e mirë”, Kalofsh një fundjavë të mirë” ose “Faleminderit”, të cilat nuk kane shumë lidhje me këngën.

Nuk dihet nëse komentet janë pjesë e ndonjë programi të paguar apo ‘spam’ për të cilat moderatorja Luana Vjollca dhe Faydee nuk janë në dijeni.

ImageImageImageImage

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco