Publikohet VIDEO e Feros me fansen që Arbenita kërcënoi publikisht

Publikohet VIDEO e Feros me fansen që Arbenita kërcënoi publikisht

15:29, 17/07/2019
A+ Aa A-

Çdo ditë e më shumë Arbenita dhe Fero i shprehin dashurinë publikishit njëri-tjetrit duke u bërë kryefjala e media rozë. Para pak ditësh, Arbenita mori vëmëndjen e mediave duke na treguar nëpërmjet një instastory se ajo ka akses në instagramin e Feros dhe se aty gjeti një fanse të çmendur te reperit e cila i dërgonte foto.

“Lloji i vajzave që gjej në mesazhet e të dashurit tim. Mos u ngatërro me një të dashur të çmendur!”- shkruante Arbenita.

Vajza në fjalë, e cila vitin e kaluar ishte konkurrente në “Miss Albania 2018”, quhet Serena Sula dhe ka reaguar për herë të parë në lidhje me kërcënimin e Arbenitës. 

Image

“Mendoj se çdokush ka të drejtë të bëjë një foto apo video me reperin e saj të preferuar. S’ka pse të xhelozojë apo kërcënojë.”, u shpreh Serena e cila siç duket qenka në fanse e reperit. 

Pasi qarkulloi një foto e saj me Feron në rrjetet sociale, foto e cila me siguri ka acaruar Arbenitën, tashmë është publikuar një video nga fansat dhe sigurisht që kjo video nuk i ka shpëtuar asaj pasi e ka postuar në instagramin e saj.

Në video shihet reperi duke qeshur krah modeles seksi dhe mësohet se video është bërë në prapaskenë gjatë një koncerti të fundit të Feros në Shengjin.


Fero from Vimeointv.al on Vimeo.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco