FOTO/ ‘8 vite histori bashkë’ /Kush është personi që i bëri urimin më të veçantë Arilena Arës?!

FOTO/ ‘8 vite histori bashkë’ /Kush është personi që i bëri urimin më të veçantë Arilena Arës?!

10:56, 17/07/2019
A+ Aa A-

Dita e sotme për këngëtarën Arilena Ara është e veçantë.

Sot ajo feston ditëlindjen dhe mbush plot 21 vjeç.

Urimet që këngëtarja mori ishin të shumta  por urimin më të veçantë ja ka bërë menaxheri i saj prej 8 vitesh, Popi Kola.

Ai ka publikuar në ‘Instagram’ dy foto përkrah këngëtares njërën nga koha kur Arilena ishte pjesë e “X Factor” dhe tjetrën të shkrepur këto ditë. Bashkangjitur imazheve, Popi i ka bërë dhe një urim shumë të veçantë mikes së tij.

“Gëzuar ditëlindjen Kido! E shkuara, e tashmja dhe e ardhmja e lumturisë sime! 8 vite histori bashkë dhe 80 më shumë janë duke ardhur.

‘Bashkë, përgjithmonë, vetëm’, ka shkruar Popi në urimin e tij.

Arilena e ka ripostuar në llogarinë e saj dhe përkrah urimit të menaxherit ka shkruar: “Çdo gjë”.  

Së fundmi ata të dy kanë udhëtuar bashkë drejt Amerikës për të realizuar një këngët të re, me të cilën Arilena do të marrë pjesë në “Festivalin e Këngës”.

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco