Kylie Jenner shfaqet me bikini, që janë më të vjetra se ajo vetë

Kylie Jenner shfaqet me bikini, që janë më të vjetra se ajo vetë

17:39, 16/07/2019
A+ Aa A-

Bikinit e Kylie Jenner janë hedhur në treg tre vjet para se ajo të lindte.

Ylli televiziv ka postuar në Instagram disa fotografi – nga udhëtimi me vajzat e kompanisë së saj Kylie Skin në Turks dhe Caicos – ku shihet e veshur me bikini të markës së njohur Chanel.

Në fotografitë e pushimeve, 21 vjeçarja shihet duke pozuar në një anije e veshur me bikini ngjyrë të kaltër të hapur që e kanë edhe markën e Chanel – që mund të blihen edhe aktualisht për një çmim prej 1690 dollarë – që i kishte kombinuar me një rrip ngjyrë ari po ashtu Chanel që kushton 638 dollarë.

 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

summer lovin’

A post shared by Kylie (@kyliejenner) on

 

Bikinet dhe rripi janë nga koleksioni i markës së njohur franceze për sfilatën e pranverës 1994 dhe janë prezantuar nga modelja Naomi Campbell.

Image

Duket se Kim Kardashian nuk është e vetmja në familje që e ka një fiksim për veshjet me stil të viteve të ’90-ta të supermodeles.

Pa dyshim, se këto janë vetëm disa nga fotografitë me bikine që mund të presim nga miliarderja më e re gjatë këtij udhëtimi.

Madje, ajo e ka postuar edhe një ku shihet krejtësisht e zhveshur dhe ka vënë vetëm një kapele.

View this post on Instagram

vacation mode

A post shared by Kylie (@kyliejenner) on

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

beach you to it ????

A post shared by Kylie (@kyliejenner) on

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco