Lajmi i fundit

Bardhi publikon VIDEO-n: Bashkia e Tiranës grup i strukturuar kriminal, të protestojmë të premten

FOTO/ 'Gangsterët shqiptarë'/  Pasi pushtuan mediat britanike, ‘Hellbanianz-ave’u ndodh e papritura

FOTO/ 'Gangsterët shqiptarë'/ Pasi pushtuan mediat britanike, ‘Hellbanianz-ave’u ndodh e papritura

15:20, 16/07/2019
A+ Aa A-

Gangsterët shqiptarë me seli në Londër, Hellbanianz, janë vënë sërish në qendër të mediave angleze. Investigimi i Mail On Sunday kësaj herë më shumë se tek jeta e shtrenjtë mes makinave luksoze me burim paratë e fituara nga kriminaliteti, është fokusuar tek “Hellbanianz” si grup muzikor dhe shfrytëzimi i teksteve të tyre si PR kriminal.

Në artikullin e realizuar nga gazetarët e Mail On Sunday Mark Hookman dhe Jake Ryan, duke cituar ekspertët e sigurisë thuhet se Hellbanianz po e përdorin muzikën si një PR për qëllimet e tyre kriminale, por edhe për të rekrutuar anëtarë të rinj shqiptarë.

“Gangsterët shqiptarë të drogës që pasqyrojnë pasurinë online, janë tashmë pjesë e mafias në Londër, të cilët rekrutojnë ushtarë të rinj në Angli, përmes videove, ku shfaqen duke udhëtuar me Lamborghini dhe Rolls Royce e duke u dhënë jehonë kapove sikur të jenë një kartel droge”, shkruhet në gazetën britanike.

E ndërsa të gjithë i njohin anëtarët dhe drejtuesit të Hellbanianz përmes presudonimeve gazetarët anglezë kanë mundur të zbulojnë emrat e tyre të vërtetë.

‘Stealth’ një prej këngëtarëve kryesor të grupit i cili shfaqet në videoklipet e Hellbanianz i rrethuar nga djem më maska është Fatjon Dibra nga Burreli.

Ndërsa një tjetër anëtarë i rëndësishëm i këtij grupi është “Vinz”, që sipas kësaj gazete quhet Ervin Selita 26 vjec edhe ky nga Burreli.

Por siç duket ky shkrim i publikuar u ka prishur shumë punë djemve dhe këngët e tyre me miliona klikime janë fshirë nga YouTube. Gjithashtu u janë fshirë edhe profilet në Instagram.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco