FOTO/ Keisi bëhet për herë të parë e ‘gjallë’ pas lajmit të ndarjes nga Stresi/ Ky detaji  tërhoqi vëmëndjen

FOTO/ Keisi bëhet për herë të parë e ‘gjallë’ pas lajmit të ndarjes nga Stresi/ Ky detaji tërhoqi vëmëndjen

10:49, 16/07/2019

Reperi i njohur Stresi dhe partnerja e tij Keisi janë ndër çiftet që janë komentuar më së shumti në mediat rozë. Bashkëshortja e tij Keisi, gjatë kohës që ai ka qëndruar në qeli, i ka shprehur shpesh herë dashurinë partnerit të saj.

Por duket se tashmë, dyshja i ka dhënë fund lidhjes së tyre të dashurisë. Kjo pasi Keisi i ka fshirë të gjitha fotot me Stresin nga Instagrami dhe madje ka hequr mbiemrin Lushaj që e kishte në profilin e saj.

Madje edhe reperi Stresi ka hequr fotot ku shfaqej së bashku me Keisin.

Disa orë më parë, reperi publikoi në profilin e tij në Instagram një foto ku uronte mikun e ngushtë për ditëlindje, ndërkohë që rrjeti ziente nga lajmi i ndarjes. Të njëjtën gjë ka bërë së fundmi edhe Keisi.

Ajo ka publikuar në Instastory një foto ku shfaqet në restorant, teksa sheh e qeshur nga njëri drejtim, ndërkohë që në sy bie tatuazhi i saj në dorë, i cili mban fjalët e këngës së Stresit: “Për ty krejta i boj, fjalën nënë s’e harroj.”

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco