FOTO/ Dhunohet busti i Françesk Radit, Rozana: Nuk di në cilën fytyrë t’ju pështyj...

FOTO/ Dhunohet busti i Françesk Radit, Rozana: Nuk di në cilën fytyrë t’ju pështyj...

09:53, 16/07/2019

Dje në rrjetet sociale u bë virale një video e dy të rinjvë që dhunonin bustin e kantautorit të ndjerë, Fraçesk Radi!

Kjo video e tmerrshme ka prekur familjarët e tij dhe në veçanti mbesën Rozana Radi, e cila ka reaguar përmes një postimi në Instagram, ku dënon sjelljen e adoleshentëve.

Këngëtarja shprehet se më mirë do të ishte një seks i sigurt sesa të kesh fëmijë të tillë.

 “Është bërë virale sot një video, ku dy adoleshentë dhunojnë bustin e kantautorit Francesk Radi. Përveç lidhjes familjare, sot dua të flas si qytetare e këtij vendi në të cilin dua të rris nesër fëmijët e mi. Dua të flas si një dashamirëse e muzikës. E kam parë që në orët e para të paradites këtë video dhe ende jam në pritje që “Policia do t’i identifikojë autorët”,  të cilët do të vihen përpara përgjegjësisë.

' Keqardhje e madhe për këtë brez që po rritet në Shqipëri. Do isha shumë kurioze t’i njihja nga afër këta dy adoleshentë e t’i pyesja se çfarë ju bëri busti i një artisti i cili i dha aq shumë muzikë Shqipërisë. Në moshën tuaj Franko pas shkolle merrte këtë kitare që ju po përpiqeni t’ia hiqni nga duart dhe këndonte. E internuan e larguan nga nëna nga babai nga motrat nga vëllezërit por kitarën nuk ia hoqën dot'.

'Nuk di në cilën fytyrë t’ju pështyj e t’ju tregoj gjithë zemërimin tim të vajzës të djalit, të bashkëshortes por më shumë të spektatorit që Franko i dha gjithë rininë . A i keni bërë pyetjen vetes nëse i keni lumturuar me këtë gjest familjaret tuaj? A janë krenarë për atë që ata përfaqësojnë…..Në Shqipërinë tonë vërtet mungojnë shumë gjëra, por një gjë e kemi të sigurt (më mirë një seks i sigurt, se një fëmijë i tillë)'.

'Ju lutem autoriteteve të ndjekin rastin dhe t’i vënë para përgjegjësisë të dy këta palaço të cilët na e bëjnë pis artin kulturën dhe rininë shqiptare!Sot është dhunuar një vlere publike. Nesër një tjetër e një tjetër……” ka shkruar në postim Rozana Radi.

 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Eshte bere virale sot nje video, ku dy adoleshente dhunojne bustin e kantautorit Francesk Radi. Perveç lidhjes familjare, sot dua te flas si qytetare e ketij vendi ne te cilin dua te rris neser femijet e mi. Dua te flas si nje dashamirese e muzikes. E kam pare qe ne oren e para te paradites kete video dhe ende jam ne pritje qe “Policia do ti identifikoje autoret “ te cilet do te vihen perpara pergjegjesise! Keqardhje e madhe per kete brez qe po rritet ne Shqiperi. Do isha shume kurioze ti njihja nga afer keta dy adoleshente e ti pyesja se cfare ju beri busti I nje artisti I cili i dha as shume muzike Shqiperise. Ne moshen tuaj Franko pas shkolle merrte kete kitarre qe ju po perpiqeni tja hiqni nga duart dhe kendonte. E interrnuan e larguan nga nena nga babai nga motrat nga vellezerit por kitarren nuk ja hoqen dot. Nuk di ne cilen fytyre tju peshty e tju tregoj gjithe zemerimin tim te vajzes te djalit te bashkeshortes por me shume te spektatorit qe Franko i dha gjithe rinine . A I keni bere pyetjen vetes nese I keni lumturuar me kete xhest familjaret tuaj?A jane krenare per ate qe ata perfaqesojne..... Ne Shqiperine tone vertet mungojne shume gjera, por nje gje e kemi te sigurte ( me mire nje seks i sigurte se nje femi i tille ) I lutem autoriteteve te ndjekin rastin dhe ti vene para pergjegjesise te dy keta palaço te cilet na e bejne pis artin kulturen dhe rinine shqipetare! Sot eshte dhunuar nje vlere publike.Neser nje tjeter e nje tjeter...... Ju lutem te gjitheve ta marrin kete foto te turpshme e ta postojne me hashtagun #mambroartistin Flm @olticurri @joqalbania per pasqyrimin e ngjarjes!

A post shared by Rozana Radi (@rozana_radi) on

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Messi 16/07/2019 11:25

Normale! Kur qeverisin barbaret!!!????

Shto koment

Denonco