Rita Ora publikon super videoklipin për këngën ‘New Look’

Rita Ora publikon super videoklipin për këngën ‘New Look’

22:24, 15/07/2019
A+ Aa A-

Rita Ora ka publikuar videoklipin për këngën e radhës të albumit ‘Phoenix’.

Rita ka zgjedhur këngën e bukur ‘New Look’ për ta realizuar me videoklip për këtë verë.

Këngëtarja shqiptare me famë botërore ka vendosur që ky videoklip të realizohet në Dubai.

Në video, Rita shihet e veçantë dhe si gjithmonë, me shumë stil ndërsa shohim skena me garë makinash luksoze.

Pothuajse gjatë gjithë klipit ajo mban të veshur një kostum sportiv me ngjyrat blu dhe të verdhë, të cilat rastësisht ose me zgjedhjen e vetë këngëtares janë dhe ngjyrat e flamurit të Kosovës.

“New Look” është një ndër këngët e preferuara të fansave nga albumi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco