FOTO/ Xhensila është shumë e bukur? Prisni se s’keni parë ende motrën e saj!

FOTO/ Xhensila është shumë e bukur? Prisni se s’keni parë ende motrën e saj!

08:10, 13/07/2019

Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku festojnë sot ditëlindjen e parë të vajzës së tyre Ajkës.

Dyshja e njohur e showbiz-it ka menduar të organizojë një festë gjigande mbrëmjen e 12 korrikut, një festë që me siguri do të mbetet gjatë në mendjen e familjes Kallaku.

Sigurisht që urimet për ditëlindjen e parë të vogëlushes kanë nisur të publikohen që herët në mëngjes dhe çifti na prezantuan për herë të parë me portretin e vajzës së tyre.

Pak më parë, këngëtarja publikoi në Instagram një boomerang nga festa, ku e veshur me një fustan ngjyrë rozë të lehtë me një fjongo tek pjesa e gjoksit, ajo duket shumë e lumtur mes qindra tullumbaceve blu, lejla dhe portokalli.

Por në këtë festë speciale, kurrsesi nuk mund të mungonte motra e Xhensilës e cila quhet Alba. Kjo e fundit duket shumë simpatike dhe të dyja motrat shkëlqejnë në ditëlindjen e Ajkës.

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco