Dua Lipa dhe Anwar Hadid tashmë të pandashëm, në çdo vend bashkë

Dua Lipa dhe Anwar Hadid tashmë të pandashëm, në çdo vend bashkë

18:56, 11/07/2019

Lidhja e Dua Lipës me Anwar Hadid tashmë është zyrtarizuar.

Gjatë fundjavës së kaluar çifti janë parë të përqafuar dhe duke u puthur në një festival, që është mbajtur në Britani.

Anwar po vazhdon ta shoqërojë Duan në çdo vend që ajo shkon.

Së fundi dyshja kanë qenë bashkë prezentë në Prime Day Concert në Nju Jork, ku këngëtarja ka performuar e më pas janë parë duke kaluar kohë bashkë e duke u larguar të kapur për dore.

Kjo lidhje e këngëtares po përflitet shumë, pasi ka filluar shumë pak kohë pas ndarjes së Duas nga i dashuri i saj prej vitesh, Isaac Carew.

Anwar është vëllai më i vogël i supermodeleve të njohura, Gigi dhe Bella Hadid, ndërsa është 3 vjet më i ri se Dua.

Këngëtarja dhe Anwar janë parë disa herë në prani të njëri-tjetrit, duke shkëmbyer puthje dhe përqafime në vende publike, mirëpo asnjëri nga të dy nuk kishte pranuar gjë publikisht, deri në momentin kur Dua publikoi një video në ‘Insyastory-n’ e saj.

Ajo dhe partneri i saj i ri ishin në makinë, të qeshur dhe të lumtur pranë njëri-tjetrit, duke shkëmbyer puthje. Gjërat duket se kanë ecur shpejt në lidhjen e tyre, pasi këngëtarja shqiptare është miqësuar me motrat e Anwar që tani, duke shkëmbyer komente me njëra-tjetrën në rrjete sociale.

Si Dua ashtu dhe Hadid janë shumë të suksesshëm dhe ndër personazhet më me influencë në ‘Hollywood’, kështu që ky bashkim me siguri do të bëjë bujë në revista, apo portale shumë të njohura.

 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Dua and Anwar???? #dualipa #anwarhadid

A post shared by hadid's updates (@mydreamgigi) on

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco