15 vite në Top Albania/ Pas shumë pakënaqësive, Albana Osmani vendos të largohet nga televizioni

15 vite në Top Albania/ Pas shumë pakënaqësive, Albana Osmani vendos të largohet nga televizioni

11:15, 09/07/2019

Moderatorja ikonë e Top Medias, Albana Osmani ka vendosur të largohet nga televizioni. Burime për “Prive” bëjnë me dije se kjo gjë ka ardhur si shkak i pakënaqësive të krijuara në punë.

“Po, Albana është detyruar të largohet pas pakënaqësive të shumta. Përkundër faktit se është një prej ikonave të TOP-it, që prej verës së vitit të kaluar, ajo kishte ngelur pa asnjë program për ta prezantuar ndërsa ka prezantuese të reja që po i udhëheqin 2-3 formate paralelisht. Tashmë nga televizioni nuk përkrahet as fushata ‘Ti je një luledielli’ dhe i kanë hequr reklamën e fondacionit nga transmetimi” – kështu ka deklaruar burimi i rezervuar për “Prive.al”.

Tashmë mbetet për t’u parë se ku do ta shikojmë moderatoren bukuroshe pas këtij vendimi!

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

maemira11/07/2019 07:46

Interesant; gjithkund, ne cdo fushe, nuk i duan Ma Te Miret!!!Koha e horit, koha e katundarit, koha e plehit! duhet kaluar!.. me moderacion.

Shto koment

Denonco