Victoria Beckham tregon arsyet përse nuk u rikthye me “Spice Girls”

Victoria Beckham tregon arsyet përse nuk u rikthye me “Spice Girls”

17:04, 07/07/2019
A+ Aa A-

Rikthimi i grupit të viteve 90-të “Spice Girl” në një tur koncertesh ishte po aq i bujshëm lajmi që ish-anëtarja Victoria Beckham nuk do të ishte pjesë.

Në një intervistë për “Vogue Germany”, Beckham është pyetur rreth këtij vendimi:

“Mu desh shumë guxim që të mos shkoja në turne sërish me Spice Girls, por të isha ajo që thotë: “E di çfarë, nuk do e bëj sepse gjërat nuk janë si më herët.” Do preferoja të përqëndrohesha te familja dhe kompania ime. Jam 45 vjeç tani dhe shumë e lumtur që jam kjo që jam. Nuk po mundohem të ndryshoj, dua të jem versioni më i mirë i vetes. Përpara se të mbushja 40 vjeç, nuk kisha kaq vetëbesim. Mësova të dëgjoja instiktin.”

Më pas Victoria theksoi se një tjetër nga arsyet ishte se ndihej disi e lënë jashtë grupi.

“Jam e sigurtë që kur të jem atje dhe ato të jenë në skenë, do jetë një pjesë e imja që do ndihet e lënë jashtë grupit. Por gjithsesi, edhe pas kaq shumë kohësh, një pjesë e imja do jetë gjithnjë një Spice Girl.”

Ajo ka pranuar të jetë pjesë vetëm e filmit të animuar të “Spice Girls” që pritet të realizohet së shpejti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco