FOTO/ Anita i bën Haradinajt urimin e veçantë: ‘Jam dhurata më e mirë që ke marr ndonjëherë’

FOTO/ Anita i bën Haradinajt urimin e veçantë: ‘Jam dhurata më e mirë që ke marr ndonjëherë’

15:12, 03/07/2019
A+ Aa A-

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj feston sot  51 vjetorin e lindjes.

Urimin më të veçantë Haradinaj e ka marrë nga bashkëshortja e tij Anita, e cila nuk ngurron që shpesh herë t'i shpreh hapur dashurin.

Anita ka publikuar një foto me Ramushin dhe në urimin e saj ka theksuar se pavarësisht se ai nuk kalon shumë kohë me të për shkak të angazhimeve mbetet burri më ideal.

“Ti sot po i bon veç 51 vjet e me mua në martesë po i bëjmë veç 16. Shumë muj e shumë kom për t’thon, por shkon gjatë ky muhabet, prandaj nuk po e zgjas e po e përmbledh, që pavarësisht që shumë po më mungon e besa edhe shpesh mërzitem që s’po t’shoh vazhdon të jesh burri më ideal që ekziston! Të dua Ramush Haradinaj. Gëzuar për jetë!!! (Vazhdoj me mendu që jom dhurata më e mirë që ke mujt me marrë najherë për ditëlindje”, ka shkruar ajo në Instagram. 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco