Ky është dashnori më i komplikuar i HOROSKOPIT, mirëpo vetëm nëse është i lindur në këto vite

Ky është dashnori më i komplikuar i HOROSKOPIT, mirëpo vetëm nëse është i lindur në këto vite

23:27, 02/07/2019
A+ Aa A-

Fjala është për Ujorin e lindur në vitin e pushtetit të planetit Venerë , në shenjën jokonvencionale të horoskopit, kryengritës dhe paksa lozonjar.

Ata janë ujorët e lindur në këto vite: 1934, 1941, 1948, 1955, 1962, 1976, 1983, 1990 dhe 1997.

Janë tri arsye përse Ujori në Venerë konsiderohet dashnori më i komplikuar i Zodiakut:

1. Nuk i fsheh ndjenjat e dashurisë

Kur Ujori dashuron dikë, dashuria shihet edhe nga aeroplani, sepse nuk gjen kuptim në fshehjen e simpatisë ndaj dikujt. Njerëzit e lindur në këtë shenjë natyrshëm janë atraktivë dhe bashkë me ta mendja juaj lehtë mund të bëhet e vërshuar me përmallim, nëse nuk jeni të gatshëm për të.

Dëshira seksuale është vetëm një aspekt i Ujorit në dashuri. Ata janë të interesuar që t’ju njohin mirë, dëshirojnë të dinë çdo gjë për ju në sfera dhe nivele të ndryshme. Duan të bashkojnë të gjitha informacionet si mozaik gjithnjë derisa të marrin pasqyrën komplet për ju.

2. Kanë diçka kryengritëse në vete

Ujorët dëshirojnë dhe vlerësojnë avancimin në çdo gjë po ashtu edhe në lidhjen dashurore. I duan gjërat të cilat tek ata ndikojnë si shtysë dhe mund të trazojnë përditshmërinë. Njerëzit e lindur në këtë shenjë janë përplot ide unike dhe dëshirojnë të eksperimentojnë në dashuri, mirëpo edhe në krevat.

Ana e tyre kryengritëse del në pah me rastin e zgjedhjes së partnerit. Janë të prirë ndaj tipave ekstremë, unikë të njerëzve të cilët dërgojnë ndonjë lloj vibracioni shokues – kjo u është më e rëndësishme se sa të kenë liri në lidhje dashurie.

3. Do të japin çdo gjë për dashurinë

Janë në gjendje që të viktimizojnë prestigjin e vet në mënyrë që botës përreth vetes t’i tregojnë që dashuria e vërtetë ekziston edhe jashtë normave të imponuara, rregullave dhe rutinës së pranuar shoqërore.

Ana negative e karakteristikave të Ujorit qëndron në atë që prirja për eksperimentime dhe hulumtime dhe shpesh ndjenjat e tij ndaj partnerit i drejton në humbje të individualitetit dhe në apati.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco