Rita Ora pjesë e fushatës së brendit të njohur të aksesorëve

Rita Ora pjesë e fushatës së brendit të njohur të aksesorëve

23:25, 02/07/2019
A+ Aa A-

Po shprehet shumë e lumtur, krejt kjo sepse ka realizuar një kampanjë të re.

Këngëtarja, Rita Ora ka njoftuar se për fushatën e radhës ka bashkëpunuar me një brend të njohur, shkruan SyriKosova.

Është fjala për “Thomas Sabo”, brend ky i aksesorëve, i cili në reklamën imazh e ka përzgjedhur artisten shqiptare.

Rita ka publikuar një fotografi në Instagram, të cilën e realizoi në kuadër të kësaj fushate, ndërsa u shpreh e emocionuar që është pjesë e saj.

“Shumë e ngazëllyer të ju njoftoj për kampanjën e re me brendin e aksesorëve Thomas Sabo, që janë pjesë shumë e rëndësishme e asaj se si ndihem çdo ditë dhe më ndihmon në humorin tim”, ka shkruar ndëre të tjera Rita.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco