VIDEO/ E pabesueshme: Tayna takohet me Malumën

VIDEO/ E pabesueshme: Tayna takohet me Malumën

08:49, 02/07/2019
A+ Aa A-

Maluma është padiskutim një nga këngëtarët të më pëlqyer në të gjithë botën dhe me të drejtë.

Kohët e fundit ai ka fituar zemrat e shumë fansave me hitet e tij.

Maluma ka bërë namin në playlistat muzikore latine dhe botërore duke gjeneruar shumë klikime në YouTube e gjithashtu duke fituar shumë çmime ndërkombëtarë.

 Disa javë më parë, lajmi se Maluma kishte pëlqyer një prej videove të publikuara në ‘Instagram’ nga Tayna me një nga këngët e yllit ndërkombëtar, bëri xhiron e rrjetit. 

Ndërsa së fundmi reperja nga Kosova e ka takuar Maluma-n nga afër ditën e sotme.

Këtë e ka bërë të ditur një menaxheri i njohur, Xhani Demika, i cili ka publikuar një video në llogarinë në rrjetet sociale ku shfaqet Tayna duke u takuar me këngëtarin latin.

Tayna është gjendur në prapaskenat e një prej koncerteve të mbajtur nga Maluma në Itali. Nuk dimë të themi nëse ylli latin e mban mend reperen shqiptare, por dimëtëthemi se duken një dyshe fantastike.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco