'Gabrieli e thërret babi', Hueyda El Saied flet për raportin me partnerin e ri

'Gabrieli e thërret babi', Hueyda El Saied flet për raportin me partnerin e ri

08:29, 02/07/2019

E ftuar pasditen e sotme tek "Rudina" ishte Hueyda El Saied, artistja shqiptare që prej kohësh jeton në Luksemburg ku ka ndërtuar jetën e saj.

Pas divorcit të bujshëm nga bashkëshorti francez, Hueyda pranoi publikisht se është në një lidhje me mikun e saj Tier i cili kishte 5 vjet që e dashuronte Hueydën pavarësisht se ajo ishte e martuar.  

Hueyda tregoi se djali i saj, Gabrieli ka një marrëdhënie shumë të mirë me Tierin dhe madje i thërret atij baba.

"Unë jam nënë që e mbroj shumë Gabrielin, por ka momente që edhe e ngre zërin. Gabrieli ka qenë i pari që më ka fshirë lotët kur kam qenë e trishtuar, ai e ka përjetuar dhimbjen tonë. 'Mos qaj' më thoshte dhe mua më vinte edhe më shumë për të qarë. Tani e kemi hedhur pas krahëve dhe kemi një person tjetër në shtëpi që na mbron. Është Tier. Ai na inkurajon dhe na mbron shumë. Gabrieli ka vendosur vetë që ta quaj babi", u shpreh Hueyda.

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco