Djali i Michael Schumacher, në gjurmët e të atit

Djali i Michael Schumacher, në gjurmët e të atit

22:24, 01/07/2019
A+ Aa A-

Mick Schumacher do të drejtojë në fund të muajit korrik makinën “Ferrari”, e cila dikur u drejtonte nga i ati. Schumacher do i japë F2004 në pistën e Hockenheim para kualifikimit të 27 korrikut për Gran Premio në Gjermani dhe një ditë më vonë në paradën e tifozëve.

“Do të jetë një moment emocionues të shohësh Mick duke i dhënë një makine që mban kaq shumë kujtime”- u shpreh administratori i përgjithshëm i Formula 1, Ross Braën, duke u rikthyer kështu pas në kohë, në garat ku Michael Schumacher ka triumfuar. Piloti fitoi katër herë Hockenheim në Formula 1; në vitin 1995 me Benetton dhe në 2002, 2004, 2006 me Ferrari.

Aktualisht djali i Michael Schumacher garon në Formula 2. Vitin e kaluar ai u shpall kampion Europe i Formula 3 në Hockenheim. Risjellim në vëmendje se pesë vite pas aksidentit me pasoja fatale që pësoi përgjatë kohës që bënte ski, Michael është rikuperuar plotësisht. Megjithatë, mjekët dhe familjarët janë pranë tij në çdo moment.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco