Vrasje të vogla/ Rashel tregon sekretet e Merves dhe Serhanit, ja ç’do ndodhë nesër

Vrasje të vogla/ Rashel tregon sekretet e Merves dhe Serhanit, ja ç’do ndodhë nesër

20:20, 01/07/2019
A+ Aa A-

Enver i propozon Arzus të dalin bashkë. Merve vendos të organizojë një festë për ditëlindjen e Milës. Pelin i tregon Burxhus se Merve i tregoi Mehmetit që raporti ishte fallco.

Arzu darkon me Enverin. Mehmet e kalon darkën me fëmijët dhe pret Arzun. Arzu kthehet në shtëpi dhe i thotë Mehmetit se ndodhej me të dashurin e saj. Rashel jep dëshminë e saj në komisariat dhe i tregon komisarit çfarë ka ndodhur në shtëpinë e Merves.

Rashel tregon se Burxhu dhe Pelin ishin shumë kurioze për jetën e Merves ndërsa Serhani nuk kishte marrëdhënie të mira me nënën e tij. Ajo tregon që Serhani në fillim ishte shumë nervoz por disa kohë më vonë filloi të ishte i lumtur.

Rashel një natë e kishte përgjuar duke folur në telefon dhe e kishte kuptuar që ai ka një femër tjetër. Merve organizon një festë të madhe për ditëlindjen e Milës. Serhan e kritikon Merven.

Ajo e pyet se kush është e dashura e tij. Serhan nuk i tregon dhe bëhet nervoz. Serhan vendos të qëndrojë në festë për shkak të Milës. Pelin bind Arzun që të shkojnë në festën e Merves./revistawho

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco