‘Do ju shkrijë dielli silikonin’/ Ja si i kthehet Rozana ndjekëses

‘Do ju shkrijë dielli silikonin’/ Ja si i kthehet Rozana ndjekëses

20:01, 01/07/2019
A+ Aa A-

Këngëtarja Rozana Radi vijon të “sulmohet” për ndërhyrjen e saj në gjoks, të bërë disa vite më parë. Ndërkohë që ajo i ka drejtuar një status komik djemve, Rozana ka marrë një koment ironizues nga një ndjekëse, të cilën nuk e ka lënë pa një përgjigje.

“Kujdes djem! Mos dilni jashtë në orët më të nxehta të ditës, se mirë që nuk kuptoni asgjë në hije, por imagjinoni në diell”-ka shkruar Rozana. “Ndërsa unë do bëja apel:Kujdes gocat me silikon s’e do ju shkrijë dielli si akullore”– i ka komentuar një ndjekëse. “Është me garanci silikoni për 10 vjet, ose i marrim lekët mbrapsht dhe opaa të reja. Këtu besoj se flasim me një burrë me profil gruaje”– i është kthyer Rozana.

Kujtojmë se para pak kohësh Rozana rrëfeu publikisht se vendimi për të rritur numrin e gjoksit, ka qenë i marrë në adoleshencë.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco