Eklipsi diellor i datës 2 korrik do të kthejë përmbys jetën e 12 shenjave të HOROSKOPIT; Çfarë parashikojnë astrologët

Eklipsi diellor i datës 2 korrik do të kthejë përmbys jetën e 12 shenjave të HOROSKOPIT; Çfarë parashikojnë astrologët

18:12, 01/07/2019
A+ Aa A-

Bëhuni gati për një lumë ndjenjash ...Dy eklipset që do të ndodhin gjatë muajit korrik (2 korrik eklipsi diellor dhe më datë 16 ai hënoe) do të sjellin zhvillime të papritura dhe ndryshime të shpejta. Disa nga këto surpriza mund të jenë të këndshme, por këto ngjarje astrologjie që nuk janë të përditshme nuk do të kalojnë shumë lehtë, ndaj përgatituni për çdo gjë!

Gjatë një eklips diellor, është sikur dikush të fikë dritat, duke ju lënë të përplaseni në errësirë. Meqenëse nuk mund të mbështetesh në aftësitë e tua, ju detyroheni të aktivizoni intuitën, si shqisën e gjashtë. A mund të dëgjoni “thirrjen e zgjimit” që kozmosi po ju dërgon? Mos e lini veten në duart e tjetrit, por merrni frerët e jetës suaj në dorë. Kundërshtimet e brendshme mund të shfaqen, por gjithçka do të zbutet brenda dy javëve.

Ndërkohë eklipset e hënës, si ai i hënës së plotë më 16 korrik në shenjën e Bricjapit, mund të jetë thellësisht zbulues. Mund të dalin në pah mundësi të fshehura, ose mund t;ju dalin të “palarat”

Dhe ashtu si efektet frymëzuese të një eklipsi që zgjasin vetëm për një kohë të shkurtër, duhet të veproni shpejt për çdo gjë që ju del në horizont.

Eklipset diellore në shenjën e gaforres (ai i ditës së nesërme) mund të mobilizojnë veprime rreth çështjeve që përfshijnë marrëdhëniet me njerëzit e afërm dhe familjen. Në një nivel personal, korriku do të jetë gjithçka, përveç se i parashikueshëm./ Living

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco