Bixhoz me dashurinë/ Vëllezërit Oberoi rrëmbejnë Somjan, ja ç’do ndodhë nesër

Bixhoz me dashurinë/ Vëllezërit Oberoi rrëmbejnë Somjan, ja ç’do ndodhë nesër

17:58, 01/07/2019
A+ Aa A-

Anika dhe Shivai vendosin që dasma e Bavjas dhe Rudrës të bëhet më shpejt. Vir mendon se Anika po e mashtron por ajo i thotë se Shivai i kishte dhënë një fjalim për në media. Vir i tregon Anikës planin për të ndërruar nuset.

Anika shkon i tregon vëllezërve Oberoi planin e Virit. Shivai kritikon Somjan që e tradhëtoi Rudrën. Ajo i sfidon vëllezërit Oberoi dhe i thotë se tani do luftojë me ta. Bavja godet Somjan dhe e lë pa ndjenja. Vëllezërit Oberoi rrëmbejnë Somjan.

Vir vihet në kërkim të saj. Ai kërcënon Anikën se do e vrasë Shivain nëse nuk e gjen Somjan. Anika detyrohet të gjejë Somjan për t’i shpëtuar jetën Shivait. Anika pyet Shivain për Somjan dhe ai i tregon çelësat.

Në shtëpinë Oberoi fillon ceremonia e shafranit dhe Anika nuk gjen mundësinë për të folur me Shivain. Ajo i merr çelësat Shivain dhe ndihet keq që po punon prapa kurrizit të tij por nuk mund ta vë jetën e tij në rrezik./revistawho

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco