I riu shqiptar që i ra në sy Beyonce-s dhe menaxhon faqet më të mëdha të VIP-ave

I riu shqiptar që i ra në sy Beyonce-s dhe menaxhon faqet më të mëdha të VIP-ave

16:39, 01/07/2019
A+ Aa A-

Një djalë nga Gjilani me emrin Art Rushiti, është postuar dy herë nga diva e muzikës POP, Beyonce, në faqen e saj zyrtare.

Ai i ra në sy artistes përmes ‘fanpage’ të tij me mbi 500 mijë ndjekës duke e u cilësuar si njëra ndër faqet më të mëdha të saj.

Arti ka kontakt të vazhdueshëm me stafin e Beyonces duke e prezantuar shtetin e Kosovës.

Përveç kësaj, Arti është i ndjekur në Instagram edhe nga burri i Cardi B, Offset si dhe shumë artistë të estradës shqiptare.

“Qëllimi im është që këta yje kaq të mëdha të kenë me dije se edhe pse se vizituan kurrë Kosovën, të jenë të njoftuar se pas këtyre faqeve që ata shohin dhe ndjekin fshihet një kosovar dhe se edhe pse jemi vend i vogël mbajmë talentë brenda kufinjve. Këtë influencë do ta shpërndajë në rrugtimin tim drejt shoubizzit shqiptarë e në një të ardhmen me gjasa edhe botërore gjithmonë në drejtim nga ana e industrisë muzikore e artistike“, ka thënë vet Arti.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco