FOTO/ Suksesi për Eni Çobanin është vetëm familja, lexoni fjalët inspiruese të avokatës së njohur

FOTO/ Suksesi për Eni Çobanin është vetëm familja, lexoni fjalët inspiruese të avokatës së njohur

11:19, 01/07/2019
A+ Aa A-

Eni Çobani është ndër figurat publike më të dashura për publikun shqiptar.

Rubrika e saj “Shihemi në gjyq”, te “E diela shqiptare” ka zgjidhur mjaft probleme ligjore të qytetarëve.

Gjithashtu juristja e njohur është shumë aktive në rrjetin social Instagram ku thëniet motivuese zënë një vend të rëndësishëm në llogaritë e saja në rrjete sociale.

Dhe të tilla kanë qënë dhe postimet e fundit të avokatës së njohur.

Orë më parë, ajo i ka dedikuar nga një postim të veçantë fillimisht bashkëshortit të saj dhe më pas një postim për të treguar vlerën që familja ka tek ajo.

“Me njeriun që kam 22 vite bashkë” – shkruan Eni ne foton që ka postuar në Story ndërkohë në postimin në kryefaqe, ajo shkruan:

“Shpesh më pyesin çfarë është suksesi dhe shumë thjesht ju përgjigjem me dashuri: Suksesi nuk është abstraksion por është realiteti që ti jeton dhe për mua sukses është vetëm një gjë: FAMILJA. Kur keni ruajtur atë keni çdo sukses me vete.”

Dhe me këto fjalë  nga Eni Çobani, bëni një kujtesë të vogël sot se sa e rëndësishme është për ju familja.  

ImageImage

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco