E hidhur/ Humb jetën gazetari i njohur shqiptar

E hidhur/ Humb jetën gazetari i njohur shqiptar

20:38, 26/06/2019
A+ Aa A-

Humb jetën papritur gazetari Rrok Berisha.

Ish-gazetari dhe publicisti Rrok Berisha, personi aq fort i përfolur si njeriu për të cilin është bërë thirrje për ta vrarë në 99-tën, ka ndërruar jetë të mërkurën, shkruan ‘Bota sot’.

Kështu njoftoi djali i tij Ylber Berisha, duke postuar një fotografi me babain me mbishkrim:

 ‘Pushofsh ne paqe heroi im, babai im i shtrejt te dua pergjithmon do te mungosh gjith jeten deri sa te takohemi ne parajse’, ka shkruar ai.

Ndryshe, ditë më parë, Shefqet Kabashi, ka pohuar se i është dhënë urdhër nga pjesëtarë të UÇK-së, për ta vrarë Rrok Berishën. Por, të cilin urdhër, Kabashi, kishte hezituar që ta zbatonte..

Image

Rrok Berisha ishte gazetarë i gazetës ‘Bota sot’, për disa vite me radhë. Stafi i gazetës ‘Bota sot’, i shprehë ngushëllime familjes Berisha për humbjen e më të dashurit të tyre. Rroku do të mbahet mend nga të gjithë si një gazetar i guximshëm që me pendën e tij, luftoi të keqen.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco