Reagon zviceriania pas blerjes së makinës nga ana e Mozzik dhe Loredanës

Reagon zviceriania pas blerjes së makinës nga ana e Mozzik dhe Loredanës

17:47, 26/06/2019
A+ Aa A-

Para dy ditësh ata zbuluan se ishin bërë pronar të një veture super luksoze të tipit Mercedes Benz.

“Mirë se erdhe në shtëpi, shpirt”, kishte shkruar në një postim për këtë rast reperi nga ferizaj.

Por nuk ka munguar as reagimi i gruas së njohur si Petra.Z., e cila e akuzon këngëtare, sëbashku me vëllanë e saj,Beratin, se përmes mashtrimeve dhe zhvatjeve i kishin marrë 900 mijë franga.

Image

Ajo iu referua kërkesës së Loredanës për avokat shtetëror si shenjë mungese parash, shkruan gazeta zvicerane Blick.

“Nuk ka para për shpenzime ligjore, por mesa duket paska sa të duash për një Mercedes Benz të ri. Tani ata kanë tri vetura, ndërsa ne jetojmë në varfëri. Kjo gjë po më shkatërron” , u shpreh ajo.

Image 

Petra Z. nuk ka akuzuar vetëm dyshen, por edhe kunatin e reperes, Getinjon, i cili thuhet se i ka marrë para nga llogaria bankare me justifikimin se ka nënën e sëmurë. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco