Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës

FOTO/ Renato Mekolli reagon ashpër për problemet me sigurinë ushqimore

FOTO/ Renato Mekolli reagon ashpër për problemet me sigurinë ushqimore

09:55, 26/06/2019
A+ Aa A-

Muajt e verës problemi më i madh qëndron tek intoksikimi, ose helmimi për shkak të ushqimeve.

Gjatë ditëve të nxehta një ushqim nuk mundet të rezistojë për një kohë te gjatë, ndaj duhet që gjithçka të konsumohet sa më shpejt.

Kjo është kthyer në një problem shqetësues, sidomos në restorante dhe ‘fast food’, që shpesh tregtojnë ushqim të pakontrolluar.

Për këtë fakt kanë ngritur shqetësimin specialistët e ushqimit, të cilët thonë se konsumatorët duhet të bëjnë shumë kujdes me produktet e brumit si sufllaqe, hamburger për shkak se djathi , sallami  apo mishi që kanë brenda nuk është i sigurt.

Për këtë arsye ka reaguar ashpër edhe shefi i njohur i kuzhinës Renato Mekolli. Ai ka publikuar shqetësimin e specialistëve në ‘story’ dhe përkrah saj ka shkruar:

“Mirë të na bëhet të gjithëve, sepse shkojmë për 100 lek më pak në restorantet më të lira që çdo gjë merret gati dhe nuk japim 100 lek në restorantet më të mira dhe të shijojmë vërtet diçka të mirë. (Nuk ke lek? Ha në shtëpi, por jo mbeturinat që të japin, se një burger i mirë nuk ka shanse ta hash më pak se 600 lek, në të kundërtën shkojmë në spital të gjithë)”.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco