E kritikuan për gjoksin e varur, reagon këngëtarja e njohur

E kritikuan për gjoksin e varur, reagon këngëtarja e njohur

23:31, 25/06/2019
A+ Aa A-

Këngëtarja e njohur Tanerelle është shënjestruar për gjoksin e varur. Kritikat vërshuan përkundrejt saj fill pasi parakaloi në tapetin e kuq të “Bet Awards” me një fustan që ishte i hapur në pjesën e mësipërme.“Dukeshe e mrekullueshme, por mund t’i kishe ngritur pakëz”-i shkroi një ndjekëse këngëtares. Por, Tanerelle nuk hezitoi t’i kthejë përgjigje komenteve të ngjashme.

Përmes një postimi në rrjetin social “Twitter”, këngëtarja u shpreh se nuk ka ndërmend t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje estetike, pasi i pëlqen vetja sikurse është.

“Ndaj të gjitha komenteve të sotme negative, nuk kam nevojë që t’i nënshtrohem një ndërhyrjeje estetike që të vesh një fustan të mallkuar. Jam grua dhe medoemos që gjoksi im natyral varet. Unë e dashuroj ashtu siç e kam dhe nuk kam qëllimin më të vogël për ta ndryshuar, që t’iu kënaq syrin. Unë po jetoj ëndrrat e mia dhe po fokusohem në gjëra akoma më të mira”-u shpreh Tanerelle.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco