VIDEO epike/ Donte të kapte lodrën e Ajkës, Besi bie përtokë

VIDEO epike/ Donte të kapte lodrën e Ajkës, Besi bie përtokë

09:17, 25/06/2019

Një vit më parë Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku u bën prindër për herë të parë.

Në jetë erdhi vogëlushja Ajka.

Ndryshe nga personazhet e tjerë Vip, Besi dhe Xhensila kanë preferuar të mos e publikojnë imazhin e plotë të Ajkës.

Mirëpo, ashtu si çdo prind edhe makina e Bes Kallakut është e mbushur me lodra të vajzës.

Së fundmi, aktori ka publikuar një video ku shihet në garazh duke nxjerr diçka nga bagazhi.

Në një moment atij i bie një top i Ajkës dhe teksa mundohet që ta kap Besi rrëshqet në mes të garazhit.

Të pranishmit nuk kanë mbajtur dot të qeshurat nga rënia e tij, teksa Besi është ngritur menjëherë duke kapur edhe topin.

“Kur bien lodrat e Ajkës nga makina edhe baba do me i kap si futbollist”, shkruan Besi në përshkrimin e videos që ka shkrirë së qeshuri gjithë fansat e tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco