Lajmi i fundit

LIVE/ Adi Krasta në 'A Show'

‘E ke përdor Ijën për marketing’ ja si përgjigjet Bes Kallaku

‘E ke përdor Ijën për marketing’ ja si përgjigjet Bes Kallaku

11:56, 24/06/2019
A+ Aa A-

Aktori i njohur i humorit Bes Kallaku ka treguar gjithmonë se ka një marrëdhënie mjaft të veçantë me gjyshen e tij Ijen.

Ai shpenzon shumë kohë pranë saj dhe madje Ija tashmë është kthyer në një personazh dhe është shumë e ndjekur në Instagram.

Së fundmi, Besi ka qenë i ftuar në emisioni ‘Late night show’ me Kastro Zizon ku ndër të tjera ka folur edhe për Ijen.

Në një moment Kastro e ka pyetur Besin se nëse e ka përdorur gjyshen e tij për marketing.

“Jo, jo. Nëse ka njeri që unë e kam pikë të dobët ajo është ija. Dora e saj është kripë. Të gjithë shijen e bukës gjithë shijen e ushqimit, gjithë shijen e dashurisë ajo ta ushqen… dora e saj është sheqer. E futa në klipe dhe filloi duke i pëlqyer. Pastaj ngaqë fillova duke e nxjerr filloi të dilte prapë se po i pëlqente, dhe pastaj hapi Instagram. Filluan i çuan dhurata, ndalonin në Bubq edhe shqiptarë të Kosovës për ta takuar,” është shprehur Bes Kallaku.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco