Si në filma aksion. Anna Lika flet për herë për telashet me policinë

Si në filma aksion. Anna Lika flet për herë për telashet me policinë

10:56, 24/06/2019
A+ Aa A-

Anna Lika është një ndër personazhet më pa komplekse të showbizit shqiptar.

E ftuar së fundi në Thumb ajo ka treguar disa gjëra rreth vetes së saj.

 Anna, me lirshmërinë që e karakterizon tregoi një nga historitë më të çmendura që kishte përjetuar kur kishte qenë adoleshente.

“Para shumë vitesh, se unë kam dalë shumë e vogël me thënë të drejtën. Nuk është mire kjo gjë por as keq nuk është (qesh).

'Madje njëherë s’e di pse më dukej vetja e famshme dhe mendoja se lëvizja me eskortë, sikur isha deputete.

'Kisha dalë njëherë me gocat dhe kisha pirë vetëm vodka pjepër. Hipëm në makinë dhe u thoja gocave ‘shikoni si ju shoqëroj unë në shtëpi me eskortë’. Ndërkohë ato nuk e kuptonin dhe kujtonin se unë po bëja shaka.

'Ne thjesht nga mbrapa kishim një makinë policie që nuk i kishim ndaluar në një post-bllok më përpara. Ata po na gjëmonin dhe unë mendoja që isha shumë e famshme. Dhe i thoja këtyre që jeni me kryetaren këtu, sa herë të doni, më shfrytëzoni kur të doni. Pastaj na doli një makinë tjetër policie përpara që na ndaloi dhe ne dolëm dhe thamë që s’është makina jonë,”– tregoi Anna duke qeshur.

Më pas ajo rrëfeu se kjo nuk është hera e parë që përfundon në komisariat, por e disata.

“Policët i dua shumë, edhe më duan po në burg më fusin. Kam nejt në qeli unë, jei duke folur me një gocë që ka bërë burg. U dënova me 60 orë pastrim qyteti, por i rregulloi babi gjërat,”- tha aktorja në fund.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco