FOTO me Sylvester Stallone? Aktori vendos çmim, zbuloni  shifrën

FOTO me Sylvester Stallone? Aktori vendos çmim, zbuloni shifrën

10:20, 24/06/2019
A+ Aa A-

Sylvester Stallone është një ndër aktorët më të suksesshëm dhe më të preferuar nga të gjithë, po ashtu ai është i njohur dhe me emrat e personazheve të tij të famshëm: Rocky dhe Rambo.

Së fundmi, aktori ka habitur të gjithë fansat e tij madje mendojmë se i ka zhgënjyer dhe mërzitur me ligjin e ri që ka deklaruar për ata që thjesht duan të bëjnë një foto me të.

Për disa javë Stallone do të nisë një tur promovues të filmit të tij më të ri “Rambo, last blood” dhe hyrja në sallat ku do të bëhet ky event nuk është aspak e lirë.

Gjatë këtij eventi të pranishmit do të kenë mundësi edhe të ndjekin intervista “live” të aktorit, të hanë tre vakte si dhe të dëgjojnë histori të pathëna më parë nga 72-vjeçari.

Për këtë gjë kostoja shkon deri në 325 paund personi, por nëse të pranishmit duan të bëjnë një foto me aktorin, atëherë pagesa shkon në 849 paund.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco