Moderatorja shqiptare pëson aksident, në makinë edhe vajza 3-vjeçare

Moderatorja shqiptare pëson aksident, në makinë edhe vajza 3-vjeçare

18:55, 23/06/2019
A+ Aa A-

Moderatorja e emisionit “Ditë e Re”, Dajana Shabani ka pësuar mesditën e djeshme një aksident në autostradën Tiranë-Durrës. Fatmirësisht nuk ka patur të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Dajana ka qenë në automjetin tip fuoristradë me vajzën tre vjeçare dhe miken e saj, kur është përplasur me një makinë tip Audi. “Ora News” raporton se Dajanës i është prerë rruga nga një djalë 22-vjeçar.

Sipas vetë prezantueses, për të shmangur përplasjen e makinave, ajo ka dalë nga rruga duke u përplasur kështu disa herë me pengesat anash saj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco