Spikere lajmesh?! Anxhela Peristeri tregon eksperiencën e saj të dikurshme në televizion

Spikere lajmesh?! Anxhela Peristeri tregon eksperiencën e saj të dikurshme në televizion

16:27, 23/06/2019
A+ Aa A-

Anxhela Peristeri njihet si këngëtare, mirëpo dikur ajo ka prezantuar emisione televizive dhe madje ka tentuar dhe të bëjë spikeren e lajmeve. E ftuar në emisionin “E Diell”, këngëtarja ka risjellë në vëmendje se në vitet 2000 i ka bërë të gjitha tentativat për t’u futur në botën e artit.

“Meqë ekonomia nuk ishte e duhura dhe s`mund të hyja menjëherë në fushën e këngës, provova njëherë veten tek lajmet, pastaj shkova tek Miss-i dhe në emisione të tjera si prezantuese. Si përfundim nuk e fitova audicionin”- ka rrëfyer me nostalgji Anxhela Peristeri.

Ajo është shprehur ndër të tjera se çmimet e para nuk i janë ndarë asnjëherë. Jo më kot, këngëtarja konsiderohet si një nga vokalet më të mira të skenës shqiptare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco