Lajmi i fundit

LIVE/ Mblidhet Këshilli Bashkiak i Himarës për drejtuesin e ri

FOTO/ Luks i shfrenuar, Ronaldo nuk harron zakonin ... lë 20 mijë euro bakshish

FOTO/ Luks i shfrenuar, Ronaldo nuk harron zakonin ... lë 20 mijë euro bakshish

15:01, 23/06/2019
A+ Aa A-

Cristiano Ronaldo kur është me pushime nuk është një klient i zakonshëm. Këtë e dinë shumë mirë në Kalamata të Greqisë, në resortin ‘Costa Navarino’, ku kalon pushimet ylli portugez.

Është i njëjti resort ku Ronaldo kaloi pushimet dhe vitin e shkuar, vend që e vizitoi dhe Andrea Agneli, për ta bindur të firmosë për Juventusin.

Pishinë, palestër, dhomë masazhi, fushë golfi dhe plazh privat, janë disa nga shërbimet e personalizuara që merr Ronaldo në këtë resort.

Madje edhe një staf që i dedikohet yllit portugez, gjatë qëndrimit të tij.

Por, Ronaldo kur largohet nuk e harron stafin.

Siç raporton ‘Corriere Dello Sport’, ai ka vendosur që në fund, stafin ta shpërblejë me 20 mijë euro bakshish.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco