Pas publikimit të fotove nudo, aktorja i kundërvihet Bella Thorne

Pas publikimit të fotove nudo, aktorja i kundërvihet Bella Thorne

17:44, 20/06/2019
A+ Aa A-

Bella Thorne publikoi para pak ditësh fotot e saj nudo, përpara se t’ia shpërndante në rrjet një haker. Aktorja e njohur mendoi se kjo ishte mënyra më e mirë për t’iu përgjigjur kërcënimeve të vazhdueshme. E teksa u lavdërua për aktin kurajoz nga një sërë personash, kishte edhe të tjerë që e kritikuan. Në vazhdën e tyre ishte edhe aktorja dhe moderatorja Whoopi Golberg.

“Nëse je e famshme, nuk më intereson sa vjeç je, nuk i bën foto nudo vetes. Në momentin që e bën foton, shkon në I Cloud dhe është i aksesueshëm nga çdo haker. Nëse nuk e di këtë në 2019, ky është problem. Më vjen keq. Thjesht nuk bëhen këto gjëra”-u shpreh Whoopi Golberg.

Kjo e fundit nuk ngeli pa një përgjigje nga ana e Bella-s. “Nuk do gënjej, dua të them që ndihem shumë e shpifur. Ndihem shumë e shpifur Whoopi, duke ditur që të gjithë i panë gjërat e mia. Dhe thjesht dua të them që pasi pashë atë intervistë, u ndjeva keq për veten. Dhe shpresoj të jesh e lumtur. Realisht. Shpresoj të jesh shumë e lumtur… Je e çmendur që mendon gjëra kaq të tmerrshme në një situatë kaq të trishtë”-tha Bella Thorne.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco