Lajmi i fundit

Qëllohet me armë drejt makinës së një avokati në Memaliaj

‘Mrekulli pas dëmeve të mëdha shpirtërore’/ Maja flet për të birin

‘Mrekulli pas dëmeve të mëdha shpirtërore’/ Maja flet për të birin

17:14, 20/06/2019
A+ Aa A-

Këngëtarja e muzikës popullore Maja Aliçka e ka konsideruar ardhjen në jetë të të birit një mrekulli. E teksa tanimë i është rikthyer koncerteve dhe performancave live, Maja bëri të ditur në emisionin “Ftesë në Pesë” se 3-4 muajt e parë pas lindjes së djalit ka qenë tërësisht e përkushtuar ndaj tij.

“Ardhja e tij në jetë më ka mrekulluar mua dhe gjithë familjen time. Ai erdhi pas disa halleve dhe dëmeve të mëdha shpirtërore që patëm ne, në një moshë timen që nuk është e thjeshtë për të bërë fëmijë. Është tamam një mrekulli, kaq mund të them”– është shprehur Maja.

Maja do të shihet së shpejti duke performuar në koncertin “Të gjitha rrugët të çojnë në Tiranë”, ku do të marrin pjesë edhe shumë këngëtarë të tjerë të muzikës së lehtë dhe popullore shqiptare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco