Lajmi i fundit

LIVE/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak Himarë për të zgjedhur kryetarin e komanduar

Zbulohet shuma marramendëse që merr Luana për një natë në koncert

Zbulohet shuma marramendëse që merr Luana për një natë në koncert

08:20, 20/06/2019
A+ Aa A-

Luana Vjollca duket se po jeton momentet e saj më të mira në karrierën e saj muzikore.

Vetëm gjatë vitit 2019 ajo ka publikuar 3 klipe muzikore dhe ka arritur miliona klikime dhe pëlqime nga publiku.

‘Boll u bot u vujt’, ‘Sonte’ dhe së fundmi dhe ripërpunimi i këngës ‘Moj bjondinë me sytë e zi’ janë tre produksionet e saj të fundit.

Duket se Luanës i pëlqejnë shumë ripërpunimet e këngëve, pasi kështu ka një sukses të garantuar.

Kujtojmë që vitin e kaluar ajo publikoi këngën ‘M’i dhe flakë mallit tim’ me Bujar Qamilin.

Sigurisht që bashkë me suksesin që ajo po korr në publik ajo po shijon dhe përfitimet ekonomike të gjithë kësaj.

Sipas ‘Panaroma Plus’ Luana Vjollca fiton rreth 5 mije euro në natë për një koncert që ajo zhvillon në lokalet e kryeqytetit, Kosovës dhe Diasporës.

Prej disa kohësh Luana Vjollca menaxhohet nga Krenar Çoçaj që njëkohësisht është dhe i dashuri i saj, megjithëse asnjëherë nuk është pranuar publikisht nga ata të dy.

5 mijë euro nata është një shumë e konsiderueshme që e rendit këngëtaren seksi ndër më të paguarat.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco