VIDEO/ Momenti më i sikletshëm, Melania Trump nuk pranon të puthë në buzë Donald Trump

VIDEO/ Momenti më i sikletshëm, Melania Trump nuk pranon të puthë në buzë Donald Trump

23:25, 19/06/2019
A+ Aa A-

Donald Trump ka nisur fushatën për rizgjedhje dhe këtë herë sërish ka tërhequr vëmendjen një veprim i tij dhe i Melania Trump. Zonja e Parë mbajti një fjalim të shkurtër gjatë fushatës dhe më pas prezantoi bashkëshortin.

Sapo presidenti u ngjit për të folur të dy shkëmbyen një puthje në faqe, që u duk shumë falso në sytë e publikut. Puthja dukej shumë mekanike dhe menjëherë pas këtij momenti komentet në rrjete sociale ishin të shumta.

“Pse nuk e puthi Melania Donald-in në buzë? Jam shumë kurioz”, shkruante dikush. Ndërsa një tjetër thoshte se puthja mes tyre dukej mjaft e sikletshme.

Në fakt kjo nuk është hera e parë që Melania dhe Donald Trump gjenden përpara një situate të tillë, sepse tashmë se është kthyer në diçka tepër të zakonshme.

Kujtojmë se vetëm pak ditë më parë në vizitën në Mbretërinë e Bashkuar presidenti tentoi të kapte dorën e partneres së tij, ndërsa ajo nuk pranoi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco