Lajmi i fundit

Skandali/ La Repubblica: Rama është tërbuar, ka telefonuar drejtorin e RAI-t

Përplaset nga eskorta e Princ William, e moshuara shtrohet në spital

Përplaset nga eskorta e Princ William, e moshuara shtrohet në spital

22:30, 19/06/2019
A+ Aa A-

Një grua e moshuar është shtruar në spital, pas një aksidenti rrugor ku u përfshi eskorta e Dukës dhe Dukeshës së Kembrixhit.

Irene u aksidentua të hënën në Upper Richmond Road. Pas përplasjes me eskortën me motor, 83-vjeçarja u dërgua menjëherë në spital, nga ku raportohet se gëzon tanimë një gjendje të qëndrueshme.

Princ William dhe Kate Middleton, të cilët po udhëtonin të hënën nga Londra në Windsor, kanë shprehur shqetësimin dhe pikëllimin e tyre për gruan në fjalë.

Pallati i Kensington bëri me dije se familja mbretërore i ka dërguar Irene-s  urimet më të mira dhe se do të mbeten në kontakt me të deri në rimëkëmbje të plotë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco