‘Dukesh sikur tallesh me Arbanën’/ Ja si i kthehet Xhemi ndjekëses

‘Dukesh sikur tallesh me Arbanën’/ Ja si i kthehet Xhemi ndjekëses

18:14, 19/06/2019
A+ Aa A-

Xhemi Shehu dhe Arbana Osmani kanë një miqësi të ngushtë prej vitesh dhe nuk ngurrojnë për ta shfaqur përmes fotografive, videove, apo qoftë edhe komenteve që shkëmbejnë me njëra-tjetrën nëpër rrjete sociale. Mirëpo, një ndjekëse e Arbanës mendon se Xhemi nuk është aspak e sinqertë karshi moderatores së programit “Dua të të bëj të lumtur”.

Në një foto të fundit të publikuar nga Arbana, Xhemi i ka shkruar: “E shef sa mirë kur duron”. Ndërkohë, një ndjekëse nuk është stepur për t’i bërë të ditur mendimin e saj karshi komenteve të këtij lloji.

“Se ç’bën ca komente ti mi Xhemi. Gjithmonë sa herë poston Arbana ti dukesh sikur tallesh, me thënë që ja të shkrujta meqenëse të kam shoqe s’të lashë pa shkruar gjë. Këto komentet e tua s’i hyn në punë asnjë shoqeje”-ka shkruar ndjekësja,e cila nuk ka ngelur pa marrë një përgjigje nga Xhemi.

“Ti se di sa në punë më hyn ky komenti jot përshembull”, - i është kthyer moderatorja e spektaklit “Portokalli”.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco