FOTO/ Dua Lipa me të dashur të ri ,Isaac Carew shtrohet në spital

FOTO/ Dua Lipa me të dashur të ri ,Isaac Carew shtrohet në spital

13:30, 19/06/2019
A+ Aa A-

Pas ndarjes nga Isaac Carew të cilit i dha një shans të dytë, por që sërish nuk funksionoi, Dua Lipa ka nisur një romancë të re.

Djali me të cilin po shoqërohet Dua Lipa është Anwar Hadid, vëllai i super-modeleve të njohura Gigi e Bella Hadid.

‘Dua është takuar me Hadid edhe gjatë muajve të fundit të lidhjes me Isaac. Tanimë kur kapitulli me Isaac ka përfunduar në mënyrë definitive, dyshja po frekuentohen çdo herë e më shumë me njëri-tjetrin. Romanca është në fillimet e saj, drejt konsolidimit", ka treguar burimi për ‘Prive. al’.

Por  shefi i kuzhinës Isaac siç duket nuk po e përejton mirë ndarjen nga Dua.

Ai është shtruar me urgjencë në spital dhe këtë e bëri të ditur vetë ai me anë të një postimi në Instastory.

 “Nuk dukem në formën time më të mirë! Operacioni doli me sukses! Një falenderim për infermieret. Drejt shërimit! Ndihem super. Do të njihem si Mbreti i Pilates nga kjo ditë. Faleminderit për mesazhet”, shkruan ai.

Ai dhe më herët ka treguar emocionet e tij në InstaStory,ku me anë të një djaloshi që shihet duke vuajtur dhe një zemër të ndarë në dysh na bëri të kuptojmë që ai është  i lënduar.

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco