Bixhoz me dashurinë/ Anika vë në rrezik jetën e vëllezërve Oberoi, ja ç’do ndodhë nesër

Bixhoz me dashurinë/ Anika vë në rrezik jetën e vëllezërve Oberoi, ja ç’do ndodhë nesër

18:44, 18/06/2019
A+ Aa A-

Vir mëson se Anika është një mashtruese dhe hajdute profesioniste. Shivai dhe Anika zihen me njëri-tjetrin por Vir nuk arrin t’i shohë. Vir kap Anikën në befasi dhe ajo tenton të largohet.

Ai pyet Anikën çfarë qëllimi ka dhe ajo i tregon që do marrë paratë e familjes Oberoi. Ajo e kërcënon Virin se do i tregojë familjes Oberoi gënjeshtrën e tij. Anika dhe Vir bashkohen kundër familjes Oberoi. Shivai kërcënon Anikën se do e përzë nga shtëpia por Vir e ndalon.

Kjo e bind Shivain që Anika e ka fituar besimin e Virit. Vir i kërkon Anikës të vendosë në rrezik jetën e vëllezërve Oberoi teksa ata do performojnë në skenë. Shivai i thotë Anikës t’i bindet Virit dhe vëllezërit arrijnë të shpëtojnë. Shivai kërkon të dijë çfarë qëllimi kishte Viri.

Anika mëson se Vir i ka hedhur drogë në lëng familjes Oberoi. Anika vrapon t’i ndalojë ata por është shumë vonë. Ajo i gjen vëllezërit të droguar. Ata shkojnë tek Vir por bien pa ndjenja./revistawho

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco