Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Rama arreston drejtorët e Veliajt

Akuza për racizëm, reagon modelja e njohur: Ju tregoj të vërtetën

Akuza për racizëm, reagon modelja e njohur: Ju tregoj të vërtetën

17:07, 18/06/2019
A+ Aa A-

Modelja e njohur Bella Hadid, pasi u akuzua për racizëm, është detyruar të kërkojë falje. Akuzat vërshuan ndaj saj fill pasi publikoi në rrjetin social “Instagram” një foto ku dukej me këmbë të ngritur për nga dritarja e aeroportit, teksa përballë shiheshin avionët që kishin flamujt e Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Saudite.

Disa menduan se Bella po i fyente vendet në fjalë, ndërsa disa të tjerë e akuzuan se po i ‘shkelmonte’. Madje ajo u përball edhe me një hashtag në rrjet ku shkruhej #BellaHadidisRacist (Bella Hadid është raciste).

Duke treguar se babai i saj është palestinez, Bella ka reaguar duke bërë të qartë se nuk kishte për qëllim të fyente vendet dhe se postimi nuk kishte të bënte me politikën.

“Nuk i vura re aeroplanët në sfond dhe kjo është e vërteta. Unë kurrë nuk kisha për qëllim që të mos i respektoja këto linja ajrore. Lërini të qeta këto vende të mrekullueshme”-ka shkruar Bella. “Jo vetëm që kam respekt nga thellësia e zemrës,por gjithmonë jam munduar të mbështes atë që është e drejtë, veçanërisht  Lindjen e Mesme”– ka përfunduar ajo.

Image

Bella Hadid shoe incident

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco