Horoskopi për të martën/ Ja shenja që do ketë ditën më të bukur

Horoskopi për të martën/ Ja shenja që do ketë ditën më të bukur

23:56, 17/06/2019

Dashi-Kjo dite do jete një nga me te bukurat e këtij viti. Do jeni ne një mendje me partnerin tuaj për gjithçka dhe emocionet qe do përjetoni nuk keni për t’i harruar gjithë jetën. Beqaret nuk duhet te nxitohen për asgjë nëse nuk duan te lëndohen. Nuk është ende koha e duhur për te filluar një lidhje. Ne planin financiar mos bëni çmenduri edhe nëse situata do jete e qëndrueshme.

Demi-Për pjesën me te madhe te atyre qe janë ne një lidhje nuk do ketë aspak probleme sot. Do e shfrytëzoni kohen kur te jeni pranë parterit dhe do flisni lirshëm me te. Beqaret do tregohen te rezervuar dhe do kenë turp t’ia shprehin pëlqimin dikujt. Nëse vazhdoni kështu nuk keni për te ndryshuar ndonjëherë status. Ne planin financiar duhet te tregoheni te kujdesshëm dhe mos ndërmerrni rreziqe.

Binjaket-Jeta juaj ne çift do jete e mbrojtur gjate gjithë kohës. Do keni një komunikim te ngrohte me partnerin dhe do zgjidhni çdo mosmarrëveshje te vjetër. Beqaret ka gjasa te bien ne dashuri me personin e gabuar dhe pas disa kohesh kjo do ketë pasoja. Situata financiare do jete goxha e qëndrueshme. Mund te kryeni pa frike edhe ndonjë shpenzim me tepër.

Gaforrja-Do jeni ne ankth sot ju te dashuruarit dhe nuk do jeni te sigurte për hapat qe duhet te hidhni. Mos u nxitoni për asgjë nëse nuk doni te keni probleme. Beqaret me shume gjase do bien ne dashuri me personin e duhur dhe jeta e tyre mund te ndryshoje njëherë e përgjithmonë. Ne planin financiar do mbizotëroje gjate gjithë kohës ekuilibri. Do ndiheni te qete.

Luani-Dite plot diell dhe ngjyra kjo e sotmja për te dashuruarit. Do kuptoheni me se miri me partnerin tuaj dhe gjerat do shkojnë me se miri mes jush. Beqaret do kenë disa takime, por do e kenë te vështirë te bëjnë një zgjedhje. Merrni kohen e duhur. Financat do jene goxha problematike, kështu qe shmangni me çdo kusht investimet e tejskajshme.

Virgjëresha-Do afroheni me tepër me partnerin tuaj gjate kësaj dite dhe marrëdhënia ne çift do jete e ngrohte. Do e keni me te lehte edhe për t’i shprehur ndjenjat. Beqaret do kërkojnë gjithë kohës, por me kot. Nuk është kjo dita e tyre më me fat. Ne planin financiar duhet te zgjidhni sa me pare problemet e vogla qe keni pasur e me pas te kryeni ndonjë shpenzim.

Peshorja-Dite shume e qëndrueshme dhe pa asgjë te veçante kjo e sotmja për te dashuruarit. Merrini gjerat si t’iu vijnë dhe mos mendoni aspak për opinionet e te tjerëve. Beqaret do dashurohen pas disa personave shume me te vegjël se ata, por qe mund t’i bëjnë me te lumtur se kushdo tjetër. Ne planin financiar kënaquni me situatën qe keni dhe mos kërkoni asgjë me tepër.

Akrepi-Nuk do keni asnjë problem ne jetën tuaj ne çift gjate kësaj dite, përkundrazi do tregoheni me te hapur me te dhe do i shprehni pa fund ndjenjat. Beqaret duhet ta lënë veten te lire dhe te bëjnë atë qe ndiejnë. Ata nuk duhet t’i dëgjojnë aspak mendimet qe do iu japin disa te afërm. Ne planin financiar do jete dita e duhur për te bere një riorganizim te situatës.

Shigjetari-Jeta juaj ne çift do mbrohet gjate gjithë kohës nga yjet sot. Intimiteti do marre me tepër përparësi dhe emocionet do jene te fuqishme. Shfrytëzojeni sa te mundni ditën. Beqaret do mbeten serish vetëm edhe pse nuk do rreshtin se kërkuari. Ne planin financiar mund te përballeni me probleme serioze nëse nuk shpenzoni me maturi.

Bricjapi-Nëse keni pasur debate ne çift sot do i sqaroni ato një nga një dhe do jeni disi me te qete. Toleranca dhe mirëkuptimi do mbizotërojë gjate gjithë kohës. Beqaret nuk do jene me shume fat ne dashuri dhe do mbeten serish vetëm. Buxheti do filloje te ekuilibrohet dalëngadalë. Mendohuni mire para se te shpenzoni shuma te mëdha.

Ujori-Dite e mbushur me momente te lumtura kjo e sotmja për te dashuruarit. Do ndiheni me se miri pranë atij qe keni ne krah dhe nuk do e mendoni për asnjë çast te qëndroni larg tij. Beqaret do jene shume te turpshëm dhe nuk do i pranojnë ftesat qe do ju bëhen. Ne planin financiar do jeni me te motivuar për ta stabilizuar situatën dhe do ja dilni mbanë.

Peshqit-Jeta ne çift do jete mjaft e privilegjuar gjate kësaj dite dhe gjithçka qe keni dëshiruar do ju plotësohet. Partneri do ju gjendet pranë dhe do ju përkrahë për gjithçka. Beqaret do kenë disa takime, por personat qe do kenë afër nuk do kenë asgjë te përbashkët me ata qe kane ëndërruar. Ne planin financiar do ketë disa vështirësi te vogla, por qe do i kaloni sa hap e mbyll sytë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco