FOTO/ Rita Ora tregon aftësitë e saj në fushën e futbollit dhe do të mbeteni pa fjalë

FOTO/ Rita Ora tregon aftësitë e saj në fushën e futbollit dhe do të mbeteni pa fjalë

14:59, 17/06/2019
A+ Aa A-

Rita Ora është një ndër këngëtaret më të suksesshme shqiptare ku fama e së cilës ka arritur majat nëpër botë.

Janë shume emrat e njohur nga estrada që e ndjekin atë në rrjetet sociale, dhe që e pëlqejnë jashtë mase dhe herë pas here i komentojnë në postimet e saj.

Ditën e djeshme ajo ka performuar në stadiumin “Stamford Bridge” të Londrës aty ku mori edhe njëherë gjithë vëmendjen.

Ky organizim u mbështet nga UNICEF dhe fondet do të shkojnë për bamirësi. Meqë Rita është edhe ambasadore e kësaj organizate, ajo nuk nguroi për të folur edhe për Kosovën.

“Takimet me fëmijët dhe familjet e vendit ku u linda ishin të veçanta. Puna që bën Unicefi për t’i mbështetur, më kanë bërë më të vendosur se kurrë, që ta shfrytëzoj pozitën time për mbështetje dhe për fushata bamirësie”- u shpreh këngëtarja.

Pas kësaj deklarate, ajo ka treguar aftësitë e saj në futboll duke gjuajtur topin drejt tek porta ku i la pa fjalë të gjithë.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco