Zbulohet arsyeja e ndarjes së Chris Martin dhe Dakota Johnson

Zbulohet arsyeja e ndarjes së Chris Martin dhe Dakota Johnson

13:52, 17/06/2019
A+ Aa A-

Është zbuluar arsyeja e ndarjes së Chris Martin dhe Dakota Johnson.

Mediat rozë raportojnë se çifti i famshëm u nda për shkak se aktorja nuk dëshironte të bënte fëmijë.

Këngëtari 42-vjeçar tashmë ka dy fëmijë me ish bashkëshorten Gwyneth Paltrow, vajzën Apple 14-vjeç dhe djalin Moses, 12-vjeç.

Por, ylli i “ColdPlay” dëshironte të shtonte familjen e tij.

Madje ai dëshironte të blinte edhe një shtëpi plazhi në Malibu me shpresën për të jetuar aty me aktoren dhe krijimin e një familje së bashku.

Burime të afërta të çiftit thonë se lidhja e tij 20-mujore u shkatërrua nga kërkesa e Chris për të pasur fëmijë.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco