‘Godet’ Greta Koçi: Sa fshatare kam qenë!

‘Godet’ Greta Koçi: Sa fshatare kam qenë!

22:52, 16/06/2019
A+ Aa A-

Këngëtarja Greta Koçi duket se nuk i pëlqen aspak klipet e saj të para. E ftuar në emisionin “E Diell”, Greta u shpreh se ende nuk e kupton se si njerëzit asokohe e kanë dashur aq shumë.

“I them vetem sa fshatare paskam qenë. Mbaj mend që tek kënga “Kush ka faj”, me Erion Korinin, regjisori donte të më vinte në krevat, por mami nuk donte në asnjë mënyrë. Vërtetë e realizuam këngën të mbështetur te shtyllat, por bëra bingo se”-u shpreh Greta duke qeshur me të madhe.

Përsa i përket ekstravagancës skenike, që arrin deri në ‘zhveshje’ , këngëtarja është shprehur se ndryshe nga e motra, këto gjëra nuk i shkojnë dhe as nuk janë në tipin e saj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco